Tuchel: Jemi të zhgënjyer nga eliminimi prej Kupës

02 nëntor 2023 | 13:29

Bayern Munchen është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë, pasi humbi përballjen me skuadrën e Saarbrucken (2-1). Gjiganti gjerman edhe një vit më parë u eliminua në fazën çerekfinale.

Trajneri Thmoas Tuchel ka thënë se eliminimi është i hidhur dhe se të gjithë në klub janë të zhgënjyer.

“Është një ndjesi e çuditshme, e hidhur pa diskutim. Mund të ketë 100 shpjegime për këtë disfatë, ose vetëm një, por jemi krejtësisht të zhgënjyer. Urime kundërshtarëve”, u shpreh Tuchel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka bërë…