IKShPK-ja: Ka rënie të vlerave të manganit në liqenin e Badovcit, por jo për konsum

02 nëntor 2023 | 13:32

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se kanë rënë vlerat e manganit në ujin e Liqenit të Badovcit, megjithëse ende nuk ka rekomanduar që ky ujë të përdoret për pije.

IKShPK-ja u ka bërë apel qytetarëve se nuk ka vend për panik dhe se uji mund të përdoret për pastrim, mirëmbajtje të higjienës dhe ambienteve të banimit si dhe për nevoja të tjera, përveç përgatitjes së ushqimit, sepse sipas Institutit, vlimi i ujit nuk e zvogëlon sasinë e manganit.

“Analizat e fundit laboratorike tregojnë për rënie të vlerave referente të manganit në ujin e liqenit dhe në rrjetin shpërndarës, por që, ende nuk janë arritur vlerat sipas standardeve të parapara në Udhëzimin administrativ nr. 10/2021 – Cilësia e ujit për konsum nga njeriu. Ekipet e IKSHPK-së janë në terren 24/7 dhe po bëhen çdo ditë analiza fiziko-kimike të ujit të prodhuar në Fabrikën që furnizohet nga Liqeni akumulues i Badovcit dhe qytetarët do të njoftohen me kohë për normalizimin e parametrave referent të ujit të pijshëm”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë, pasi humbi…