Messi zbulon golin e tij të preferuar

02 nëntor 2023 | 14:59

Lionel Messi pasi fitoi Kupën e Botës në Katar dhjetorin e kaluar iu dha dhe “Topi i Artë” i vitit 2023 për të tetën radhë.

Faqja në Instagran e “Topit të Artë” ngarkoi një video me deklarata të superyllit argjentinas ku në një njërën prej tyre ai veçoi golin e tij të preferuar nga 821 golat e karrierës së tij.

Më 27 prill 2011, Barcelona mundi Real Madridin 2-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, me argjentinasin që i shënoi të dy golat (76’ – 87’).

“Gjithmonë them se golat specialë janë ata që kam shënuar në finalen e Ligës së Kampionëve, ata që kam shënuar në finalen e Kupës së Botës. Nuk e di, por goli që më kujtohet gjithmonë është ai kundër Real Madridit, kur i mundëm 2-0 në ‘Bernabeu’ në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Mendoj se golat më të paharrueshëm janë gjithmonë më të rëndësishmit, por tani për tani do t’i përmbahem njërit prej tyre”, ka thënë Messi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka vazhduar kritikat…