Krasniqi shkon për ngushëllime te familja Vata pas ndarjes nga jeta të atdhetarit Riza Vata

02 nëntor 2023 | 15:48

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi sot me kolegë e bashkëpunëtorë vizituan familjen Vata në Sallagrazhdë të Suharekës, për t’i ngushëlluar me rastin e vdekjes së familjarit të tyre, veprimtarit të çështjes kombëtare dhe luftëtarit të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Riza Vata.

“Një jetë e tërë e kaluar me shumë përpjekje, mund, sakrificë, burgim dhe dashuri për Kosovën. Ky ishte Riza Vata, që përherë iu përkushtua atdheut. Lavdi jetës dhe veprës së tij!”, u bë me dije në njoftimin e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit Pregrad Dediq, mbrojtja e…