![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/11/prishtina-01.png)
Prishtina 01 mëson rivalët në Elite Round të Ligës së Kampionëve
02 nëntor 2023
| 15:39
Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për Elite Round të Ligës së Kampionëve në futsal, ku FC Prishtina 01 tanimë ka mësuar rivalët.
Kampioni i Kosovës është pozicionuar në Grupin B të kësaj gare, së bashku me klubet e njohura si Benfica (Portugali), Kairat Almaty (Kazakistan) dhe Dobovec (Sllovenia). Gjiganti i futsallit botëror, Benfica do të zbarkojë në Kosovë.
Ndeshjet do të zhvillohen nga 28 nëntori deri më 3 dhjetor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.