Osmani në takim me Hovenierin: Asociacioni duhet t’i nënshtrohet Gjykatës Kushtetuese

02 nëntor 2023 | 15:41

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend si dhe tema të tjera të interesit të përbashkët.

Në takim është diskutuar edhe për të rejat e fundit nga procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku Osmani ka theksuar se Kosova është treguar vazhdimisht palë konstruktive, ndërsa Serbia vazhdon me qasjen selektive që pamundëson zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Ajo ka thënë se propozimi për draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.

Presidentja Osmani ka nënvizuar edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me ShBA-në për të arritur progres në procesin e dialogut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për Elite…