Ish-shefi i inteligjencës së IDF-së: Netanyahu fokusohet vetëm në mbijetesën e tij

02 nëntor 2023 | 16:26

Ish-shefi i inteligjencës ushtarake izraelite, Amos Malka, ka kritikuar gjykimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu gjatë luftës me Hamasin.

Malka i ka thënë stacionit radiofonik “103FM” se Netanyahu kishte një tendencë për të luajtur “lojën e fajësimit” dhe për t’u shkëputur nga përgjegjësia, sipas një postimi në “X” nga media që citon intervistën, shkruan “NBC News”.

“Nëse ai ka kohë të merret nëse komisioni hetimor do të jetë komitet qeveritar apo shtetëror, unë them se ai nuk është i fokusuar në menaxhimin e luftimeve, por në mbijetesë”, ka thënë Malka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, kohë më parë ka hapur konkursin për…