Penza – Bashkimi, derbi i javës në Superligën e Femrave

02 nëntor 2023 | 16:56

Java e pestë në Superligën e Femrave sfidon rivalët e vjetër. Penza dhe Bashkimi është kryendeshja e kësaj jave. Penza është nikoqire e Bashkimit dhe ndeshja do të zhvillohet të premten me fillim nga ora 17:00 në palestrën “Karagaqi”.

Të premten në orarin e Superligës të Femrave zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera. Në Pejë zhvillohet edhe ndeshja Peja 03 – Trepça me fillim nga ora 19:00, kurse ndeshja Prishtina United Basketball është ndeshja e fundit e cila zhvillohet në këtë xhiro. Ndeshja do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë nga ora 20:30.

Prishtina është skuadra e vetme me bilanc 4 ndeshje 4 fitore, Bashkimi ka tri fitore në katër ndeshje. Trepça dhe Peja 03 kanë nga dy fitore, Penza një fitore, kurse United Basketball nuk ka shënuar ende asnjë fitore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohja de facto e Kosovës është ajo që pritet nga…