Shala: Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, pishtarë dhe pararendës të rezistencës së armatosur për çlirim

02 nëntor 2023 | 17:47

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka përkujtuar heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në 34-vjetorin e rënies së tyre.

Me këtë rast, Shala ka thënë se Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu kanë qenë pishtarë dhe pararendës të rezistencës së armatosur për çlirim.

“Sot bashkë me kolegë nga Partia Demokratike, kujtuam 34-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Ata ranë heroiksiht më 2 nëntor 1989, në Prishtinë në lagjen Bregu i Diellit pas një luftimi me forcat forcat policore serbe. I kishte bashkuar ideali e nuk i ndau as vdekja. Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, pishtarë dhe pararendës të rezistencës së armatosur për çlirim, ishin ndër veprimtarët që lanë gjurmë të pashlyera në rrugën e lirisë, duke i vënë në shërbim të atdheut, vullnetin rinor, dijen, trimërinë dhe sakrificën. Lavdi!”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Java e pestë në Superligën e Femrave sfidon rivalët e…