Sfidat e minatorëve dhe të drejtat e mohuara të policëve nuk po marrin vëmendjen e kësaj qeverie

02 nëntor 2023 | 17:54

Anëtarja e AAK-së, Erblina Tahiraj, ka reaguar për grevën e mintorëve dhe për pakënaqësitë e policëve.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se sfidat e njëpasnjëshme të minatorëve, vuajtjet dhe gjendja e mjerueshme në të cilën ndodhen nuk po mjaftojnë për të marrë vëmendjen dhe reagimin e kësaj Qeverie.

“Të drejtat e mohuara dhe pakënaqësitë e Policëve të Kosovës, të cilët po rrezikojnë çdo ditë jetën e tyre nuk po mjaftojnë që Qeveria të marr masa, pa i detyruar që të dalin në rrugë”.

“Papërgjegjësia dhe injoranca e Qeverisë sikur nuk po ndodh asgjë shpërfaq ligësinë e tyre dhe neglizhencën e vazhdueshme ndaj këtij vendi dhe popullit të tij”, ka shkruar Tahiraj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka…