Kosova pëson humbje në Sllovaki

02 nëntor 2023 | 20:58

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka humbur ndeshjen e parë të fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2025.

Të enjten mbrëma në Povazska Bystrica, Kombëtarja jonë pësoi nga Sllovakia me rezultat 33:23.
Vendësit nisën shkëputjen herët në ndeshje dhe pas 30 minutave lojë kishin epërsi prej 15:9.

Loja e njëjtë vazhdoi në pjesën e dytë dhe në fund dallimi ishte dhjetë gola.
Pak gjëra kanë funksionuar në lojën tonë. Kishte lëshime si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.
Nuk ndihmoi as forma e mirë e portierit Haris Berisha që i kishte 12 pritje.

Ndeshja e kthimit është të dielën në Pallatin e Rinisë në Prishtinë nga ora 17:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria bullgare ka njoftuar se ka shtyrë futjen e euros…