FFK-ja e bën me stadium modern KF “Vjosa” në Shtime

02 nëntor 2023 | 22:25

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka bërë të ditur se po realizohet një projekt gjigant në Shtime.

“Stadiumi i KF Vjosa së shpejti do të pësojë një transformim të madh dhe ne jemi krenarë të ndajmë këtë moment të rëndësishëm me komunitetin e futbollit në Shtime dhe më gjerë”, ka shkruar Ademi.

Njoftimi i tij i plotë:

Një tjetër projekt ka filluar të realizohet. Stadiumi i KF Vjosa së shpejti do të pësojë një transformim të madh dhe ne jemi krenarë të ndajmë këtë moment të rëndësishëm me komunitetin e futbollit në Shtime dhe më gjerë.

Federata e Futbollit e Kosovës po kryen një përmirësim të thellë në fushën e këtij stadiumi, me qëllim që të krijojë një ambient më të mirë për lojtarët e KF Vjosa dhe talentet e kësaj ane.

Me fushën e re dhe të kualitetit të lartë po e ndihmojmë KF Vjosa dhe komunitetin e futbollit në qytetin e Shtimes.

Ky projekt dhe të tjerët që po finalizohen dita ditës janë shembulli më i mirë i angazhimit tonë për futbollin dhe të rinjtë që janë të pasionuar për këtë sport.

Vazhdojmë nga projekti në projekt në çdo pjesë të vendit!

#BashkëPërFutbollin ??⚽?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi Parlamentar i AAK-së, i drejtuar nga kryetari Besnik Tahiri,…