Rashit Qalaj: Qeveria Kurti po i hakmerret Policisë

02 nëntor 2023 | 23:06

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, nuk e ka përjashtuar mundësinë që Qeveria Kurti është duke iu hakmarrë Policisë së Kosovës për protestat që i ka organizuar Lëvizja Vetëvendosje në të kaluarën.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka thënë se deri para një viti Qeveria Kurti ka pasur qasjë shumë të padrejtë ndaj Policisë së Kosovës duke e quajtur polici të vdekur.

“Kjo tregon edhe qasjen që ka Qeveria Kurti ndaj Policisë së Kosovës. A është kjo si pasojë nga e kaluara nga viti 2013-14-15-16 nga ato trazirat që kemi pasur nëpër Prishtinë? Nuk e di, ndoshta edhe është, ndoshta edhe nuk është”, ka thënë Qalaj.

“Unë mendoj ashtu meqenëse deri para një viti, Policia e Kosovës është trajtuar nga qeveria shumë keq, bile, bile ka edhe incizime ku Kurti e ka quajtur ‘polici e vdekur’ dhe tani kur veç është kryeministër i vendit dhe e ka parë që policia është shumë profesionale edhe në të kaluarën edhe tani dhe nëse një parti politike bën protesta të dhunshme, policia do të kryejë të njëjtën punë sikur në vitin 2016”, ka shtuar Qalaj.

Tutje, ai ka shtuar se është e vërtetë që policët që kanë qenë të angazhuar në operacionet në veri i kanë marrë pagat nga dy mijë e më shumë Euro, mirëpo sipas tij, këto nuk ua kanë dhënë dhuratë askush. “Ata kanë qëndruar nga 48 orë, në një ambient tepër armiqësor”, ka potencuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dega e I-rë e LDK-së Kodra e Trimave Prishtinë ka…