Zyra e Prokurorit të Specializuar del me sqarim mbi bastisjet e fundit në Kosovë

03 nëntor 2023 | 00:17

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dalë me një njoftim lidhur me operacionet e fundit në Kosovë.

ZPS thotë se po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së këtë javë janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familjarët e biznesmenit, Lulzim Kryeziu kanë njoftuar se nesër do…