Kurti viziton sot Qendrën e Kërkim-Shpëtimit të FSK-së në Pomozotin

03 nëntor 2023 | 08:12

Kryeministri Albin Kurti do ta vizitojë sot Qendrën e Kërkim-Shpëtimit të FSK-së në Pomozotin.

Gjatë kësaj vizite, Kurti do të shoqërohet nga Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK, Bashkim Jashari.

“Sot ditë e premte (03 nëntor 2023), në ora 10:00 Kryeministri i Republikës së Kosovës  do të vizitojë Qendrën e Kërkim Shpëtimit të FSK-së në Pomozotin. Gjatë vizitë Kryeministri Kurti do të jetë i shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci dhe Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari”, thuhet në njoftim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat izraelite njoftuan të enjten se kanë rrethuar Gazën, qyteti…