Turqia kap në duar rregulloret për “moralin publik”
Qeveria turke ka vendosur rregulla strikte për dhënien me qira afatshkurtër të pronave të banimit përmes platformave digjitale për të frenuar qiratë e larta.
Sipas vendimit të publikuar në “Fletoren Zyrtare”, pronarët duhet të marrin leje nga autoritetet për qiratë më pak se 100 ditë.
Ata, gjithashtu, duhet të marrin pëlqimin e të gjithë qiramarrësve të ndërtesës, të paguajnë një tarifë dhe të vendosin një certifikatë qeveritare në derë, thotë urdhëresa e re.
Qeveria gjithashtu u kërkon atyre informacion për mysafirët dhe respektimin e rregulloreve për “moralin publik”. Nëse shkelin rregullat, ata përballen me gjoba të mëdha dhe heqje licence.
Çmimi mesatar i qirasë në Turqi u rrit pothuajse tetëfish nga prilli 2019 deri në prill 2023, sipas të dhënave nga autoritetet e qytetit të Stambollit. Ky i fundit me gati gjashtëmbëdhjetë milionë banorë publikon të dhëna për të gjithë Turqinë.
Qiratë u rritën më së shumti në bregdetin jugor të Turqisë dhe në qytetin më të madh, Stamboll dhe kryeqytetin Ankara. Shumë qytetarë vendosën të marrin me qira pasuri të paluajtshme për t’u mbrojtur nga inflacioni. Turistët preferojnë akomodime të tilla sepse hotelet janë më të shtrenjta, sidomos në qendrat e qyteteve të mëdha. /Telegarfi