A do të konstituohet sot komisioni hetimor për rezervat shtetërore?
03 nëntor 2023
| 08:30
Këtë të premte, për të gjashtën herë, do të tentohet që të konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme të rezervave shtetërore.
Në pesë tentimet e kaluara konstituimi i këtij komisioni ishte i pamundur për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
Mospjesëmarrja e deputetëve të pozitës në këtë komision nga opozita është kritikuar vazhdimisht, duke thënë se ata po fshehin diçka.