Zhvillimet e fundit Kosovë-Serbi, Scott vizitë zyrtare në Kosovë

30 gusht 2018 | 21:30

Ambasadori i SHBA në Serbi, Kyle Scott, do të jetë në Prishtinë për një vizitë zyrtare ku do t’i zhvillojë disa takime me zyrtarë të Kosovës dhe figura të tjera të shquara.

Ai këtë vizitë do të bëjë për të dëgjuar mendimet e zyrtarëve të Kosovës rreth çështjeve të fundit politike, por edhe të mësoi më shumë rreth situatës në rajon.

Këto informacione i ka thënë Ambasada e SHBA-së në Beograd për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

Ambasadori Scott mirëpritet nga homologu i tij në Kosovë, Greg Delawie. /Lajmi.net/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ragip Rusta, 92 vjeçari nga Peja është i pasionuar pas…