Kurti thotë se nuk e ka pranuar draft-statutin e Asociacionit

03 nëntor 2023 | 12:49

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk e ka pranuar ende draftin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe meqë nuk është nënshkruar.

Por, ai ka thënë se ka ofruar nënshkrimin e atij drafti dhe ka thënë se e ka shqyrtuar edhe me kujdes dhe me mëdyshje, por se nuk mund ta bëjë publik meqë është kërkesë e ndërmjetësve.

“S’e kam pranuar ende, nuk e kam pranuar. Dhe kurrfarë pranimi nuk vjen në shprehje pa e parë ju. Sepse se kam pranuar dhe ajo çfarë kam ofruar është që ta nënshkruaj dhe si rrjedhojë ta pranoj. Meqenëse s’ka nënshkrim, s’ka pranim. S’ka pranim – s’ka zbatim.  Vetëm nënshkrimi nënkupton pranim”.

“Pesë emisarët më kërkuan garancione (për të mos e zbuluar draftin). Më duhet t’i qëndroj besnik kërkesës së tyre”.

“Brukseli thotë që ne kemi marrëveshje, më 27 shkurt dhe 18 mars. Kjo s’është nënshkruar nga pala tjetër, rrjedhimisht as nga ne, përkundër gatishmërisë. Brukseli ka thënë qartë që ne kemi marrëveshje dhe është përfshirë në konkluzionet e KE. Nga pikëpamja e Brukselit është marrëveshje edhe nga e jona. Më shumë se kaq s’mund të them për hollësitë e draft-statutit”, ka thënë Kurti në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehën mbështetjen për Strukturën e…