Për pak orë shiten biletat e ndeshjes Shqipëri – Ishujt Faroe

03 nëntor 2023 | 12:56

Biletat e ndeshjes Shqipëri-Ishujt Faroe janë shitur të gjitha në vetëm pak orë. Federata Shqiptare e Futbollit nxori njoftimin mbrëmjen e të enjtes se të gjitha biletat për duelin e rëndësishëm në Tiranë më 20 nëntor kanë avulluar në kohë rekord.

Edhe pse përballë vendit të fundit në grup, kjo ndeshje do të jetë e rëndësishme për Shqipërinë si takimi i fundit në grupet kualifikuese. Çmimet e biletave varionin nga 3000 lekë më e lira, deri në 8000 lekë më e shtrenjta.

Kombëtarja shqiptare udhëton fillimisht në Moldavi më 17 nëntor, ku edhe aty do prite të jetë një stadium i tejmbushur ndërsa 3 ditë më vonë pret në Tiranë, Ishujt Faroe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk e…