Krasniqi, Kurtit: A je mirë? A u qetësove?

03 nëntor 2023 | 12:59

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, e ka marrë fjalën në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po raporton kryeministri Albin Kurti.

Fjalimi i Krasniqit ka ardhur pas raportimit të Kurtit, i cili ka deklaruar se Asociacioni nuk është “Zajednicë”.

Fillimisht, Krasniqi e ka pyetur Kurtin nëse është mirë.

“A u qetësove kryeministër se u bonën merak këta tutë kur të panë ashtu? A je mirë? Kryeministër, nuk na tregove pse u vonove një orë. A pate naj punë apo çka ke problem që nuk erdhe një orë… Para se të fillojmë, a mundesh me na tregu qysh është e mundur krejt bashkëpunëtorët e tu më të afërt me të dal kundër sot? Ish-numri dy i partisë tende, me të cilin e ke ndërtuar komplet rrugëtimin tënd dhe karrierën politike, kish dal qaty para derës me të kundërshtuar, nuk të lejke me hy. Ish-numri dy i qeverisë tënde, të cilin e ke pasë zëvendëskryeministër, t’i ka bë do pyetje, nuk e di a i ke pa?”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numër rekord i koronarografive dhe stentimeve janë realizuar nga kardiologët…