Tahiri për mospublikimin e draftit të Asociacionit: Albin Kurti po i bën favor Aleksandër Vuçiqit

03 nëntor 2023 | 13:22

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti që s’po e ndan draftin për Asociacionin të propozuar nga emisarët perëndimorë, për të cilin Kurti ka thënë se ka qenë i gatshëm ta nënshkruajë.

“Me dashje apo pa të, Albin Kurti po i bën favor Aleksandër Vuçiqit, duke mos shpalosur informacione dhe duke i mbajtur në raportin konfidencial informatat”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se një kryeministër kurrë s’do të pranonte që informatat relevante të mbahen në konfidencë, larg qytetarëve, pa besimin e tyre.

“Këtë qasje nuk do të duhej ta kishte një kryeministër teknik, e lëre më ky që e ka gjysmën, duke mos pasur fuqi, e synim strategjik. mI kanë dhënë shkas miqve tonë, që të shprehin mosbesim ndaj tij si përfaqësues i Kosovës, pastaj edhe si i qeverisë”, ka thënë ai.

Tahiri ka thënë se Kosova s’i duhet të mësojë nga informacionet e Serbisë, e cila ka agjendë të dëmtimit të interesave shtetformuese të Kosovës.

“Konfidencialiteti mund të jetë taktizim i Vuçiqit, por për Kurtin mungesa e transparencës është arrogancë dhe vazhdimësi e mashtrimit nga dita e parë. Derisa Vuçiq i ndan dhe i trajton informatat me Kinën e Rusinë, Kurti s’i ndan as me ne as me Shqipërinë amë”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudistja jonë, Flaka Loxha ka pësuar humbje në raundin e…