Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë për “Keqpërdorim dhe mashtrimi në prokurim publik si dhe falsifikimi i dokumenteve”

03 nëntor 2023 | 13:37

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve me inicialet L.S., SA.S., Sh.p.k dhe N.S.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se aktakuza kundër të akuzuarit L.S, është ngritur për veprat penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’”.

“I pandehuri ‘SA.S., Sh.p.k’ (Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuara), në cilësinë e personit juridik, me pronar dhe aksionar 100 % L.S., akuzohet për veprën penale ‘Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik, nga neni 415 paragrafi 1, lidhur me nenin 37 të KPRK-së. Ndërkaq, i pandehuri i dytë N.S. akuzohet për veprën penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’, nga neni 390 paragrafi 1 të KRPK-së”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është i fundit në serinë…