Përballje interesante në Superligën e basketbollit

03 nëntor 2023 | 17:07

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e shtatë në Prince Caffe Superligë, apo përfundimi i rrethit të parë prej shtatë xhirosh. Vëllaznimi pas dy fitoreve radhazi do të përballet me Sigal Prishtinën, që numëron katër fitore e dy humbje.

Kuqezinjtë synojnë fitoren e tretë radhazi, kurse prishtinasit të pestën këtë edicion. Takim shumë i rëndësishëm shihet ai ndërmjet Proton Cable Prizrenit dhe Istogut, ku të dy skuadrat kanë nga një fitore e pesë humbje, andaj është shumë i vlefshëm, si për prizrenasit, ashtu për istogasit.

Të dielën do të përballen Trepça dhe Golden Eagle Ylli. Mitrovicasit që po garojnë në FIBA Europe Cup kanë pesë fitore dhe vetëm një humbje nga Peja, ndërsa ish-kampionët e Kosovës kanë dy fitore e katër humbje. Java e shtatë mbyllet me derbin në mes të Pejës dhe Bashkimit, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës.

Verdhezinjtë që kanë shënuar edhe dy fitore në FIBA Europe Cup janë të motivuar për fitoren e radhës, ku në garat e elitës kanë gjashtë fitore e asnjë humbje, ndërsa prizrenasit kanë tri fitore e tri humbje.

SUPERLIGA – Java 7

Të shtunën takohen:
17:00 Vëllaznimi – Sigal Prishtina
19:00 Proton Cable Prizreni – Istogu

Të dielën takohen:
17:00 Trepça – Golden Eagle Ylli
19:00 Peja – Bashkimi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AC Milan do të përballet me Udinesen në Seria A.…