Unitedi fiton me vuajtje ndaj Fulhamit

04 nëntor 2023 | 16:11

Pas dy humbjeve radhazi, një në kampionat ndaj Manchester City e një në Carabao Cup nga Newcastle, “Djajtë e Kuq” të Manchester United janë rikthyer te fitorja, teksa mesditën e kësaj të shtune mposhtën ne “Craven Cottage”, vendasit e Fulham, në përballjen e vlefshme për javën e 11 të Premier League.

Djemtë e teknikut holandez, Erik ten Hag arritën një fitore minimale, 0 me 1, me golin e vetëm të sfidës që erdhi në minutën e 91’-të, ku pas një rrëmuje në hyrje të zonës kundërshtare topi përfundon në këmbët e kapitenit, Bruno Fernandes, i cili me një goditje potente i jep 3 pikët “e arta” skuadrës në një moment goxha të vështirë për ta.

Falë këtij rezultati pozitiv, United ngjitet në vendin e 6 të renditjes, me 18 pikë, 4 më pak se Aston Villa e vendit të 5-të dhe 1 më shumë se Newcastle e vendit të 7, ndërsa skuadra e Fulham mbetet në vendin e 14 të tabelës, me vetëm 12 pikë, pas 11 javëve të para.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sali Bislimi, veprimtar, i cili jeton dhe vepron në Zvicër,…