Bota mes luftës, gabimet e Donald Trump që po i kushtojnë Joe Biden

04 nëntor 2023 | 19:43

Presidenti Joe Biden është presidenti i përballur me shumë kriza botërore gjatë një mandati. Nga Afganistani, lufta në Ukrainë dhe tani së fundmi ajo në Lindjen e Mesme, sipas një analize që ka bërë The Guardian, të gjitha këto janë gabime të paraardhësit të tij Donald Trump.

“Nëse presidenca e Bidenit është e mallkuar, kjo është nga trashëgimia toksike e gjeniut shumë të qëndrueshëm që i parapriu atij”, thuhet në këtë analizë.

Për luftën në Lindjen e Mesme thuhet se në vitin 2020, me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në krah të tij, Trump zbuloi marrëveshjen e tij përfundimtare për paqen në Izrael-Palestinë.

Me këtë marrëveshje ai përjashtoi dhe poshtëroi Autoritetin Palestinez të Mahmud Abbas, bindi shumë njerëz se dialogu paqësor ishte i kotë dhe kështu fuqizoi Hamasin.

Sa për luftën në Ukrainë, duket se kritikat e Trump ndaj aleatëve evropianë dhe kërcënimet për të lënë NATO-n shkaktuan një humbje të dëmshme të besimit të ndërsjellë që Biden ende përpiqet ta riparojë. Edhe sjellja e tij, grushti i shtetit bën që demokracia amerikane të shihet si e sëmurë e dështuar dhe e demoralizuar.

Në analizë thuhet se edhe marrëveshja për Afganistanin në të vërtetë ishte një kapitullim ndaj talebanëve, duke rrëzuar edhe besueshmërinë globale për fuqinë e Amerikës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Joe Biden dhe këshilltarët e tij më të afërt…