Kurti në mbledhjen e LV-së: S’do të mund të na ndalin as në jug e as në veri

05 nëntor 2023 | 15:09

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje dhe qeverisja e tyre janë të pandalshme dhe pavarësisht se kush e ku i pengon, ata nuk do të mund t’i ndal askush as në jug dhe as në veri.

Kurti në takimin e Lëvizja Vetëvendosje, e nisi fjalimin duke kujtuar Astrit Deharin, në shtatë vjetorin e vdekjes së tij, për të cilin tha se ishte aktivistë që është vrarë në burg.

“Vrasja e Mon Balajt, Arben Gjeladinit dhe Astrit Deharit i shtuan lirisë tonë një rend edhe më të lartë, atë të demokracisë e të drejtësisë”, thënë ai.

Kurti i tha aktivistëve se për ta mundur korrupsionin duhet që mos të mos vuajmë nga lakmia e zilia, për të mundur paaftësinë duhet që të jemi modest e të hapim rrugën për profesionistë, ndërsa, për ta mundur prapambetjen duhet që të largohemi nga rehatisë dhe zonës së komforit.

“Qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje është pakrahasueshëm më e mirë, më e drejt se çdo qeverisje tjetër para nesh. Edhe qeverisja lokale në gjashtë komunat ku qeverisë LV, reflekton të njëjta cilësi pozitive sepse ajo ia ka mbyllur derën korrupsionit dhe ia ka hapur derën punëve të mira por në asnjë mënyrë nuk bën të ndihemi rehat sikur e kemi përmbushur misionin. Kemi ende shumë sfida përpara dhe ende jemi në hapat e parë. Ndryshimi që ne dëshirojmë të sjellim në Kosovë për të kapur hapin e zhvillimit të vendeve evropiane, është ende në fillimet e tij”, tha ai.

Ai shtoi se është e padrejtë dhe e pasaktë kur njerëzit mendojnë se që nga qeverisja duhet kërkuar vetëm punësim i ndonjë të njohuri apo ndonjë familjari.

Sipas tij, kjo kërkesë është i përket mendësisë së vjetër që ata duan dhe po e tejkalojnë, por qeverisë qendrore e lokale mund t’i kërkohet projekte zhvillimore e infrastrukturore, zbatim të ligjit, rritje të cilësisë në shkolla e spitale.

Kurti shtoi se fokusi i qeverisë është edhe investimet në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, bujqësi dhe siguri.

Sipas tij, qeverisja është e pandalshme, pavarësisht se kush do t’i pengojë.

“Lëvizja jonë po ashtu edhe qeverisja jonë janë të pandalshme pavarësisht se kush e si, e kur e ku na pengon. U thoni të gjithë aktivistëve e qytetarëve që nuk do të mund të na ndalin as në jug, as në veri. Sot u bën 6 javë që na e vranë rreshterin e policisë, heroin e Kosovës, Afrim Bunjakun, por në vitin 2024, do të kemi 600 ushtarë më shumë dhe 500 policë më shumë për ligj e kushtetutshmëri, për mbrojtje e siguri për Kosovën tonë”, tha ai./kp/

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhen 3 vite që kur Dhomat e Specializuara në…