Bislimi: Mos inkurajoni agresorët duke gjykuar viktima, na ktheni presidentin në atdhe

05 nëntor 2023 | 15:23

Sot u bënë tri vjet nga arrestimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë, ndryshe siç njihet Gjykata Speciale.

Sali Bislimi, veprimtar, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, dhe drejtor i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, ka shkruar në “Facebook” se Kosova ishte në mbrojte legjitime, si Ukraina sot.

“Mos inkurajoni agresorët duke gjykuar viktima. Demokracia Perëndimore nuk duhet të lejon të fiton padrejtësia. 600 vite të robëruar më lehtë pranuam këtë gjykatë të padrejtë se të bëjmë një padrejtësi. Drejtësinë dhe lirinë e kemi ëndërruar me shekuj, e bëmë dashuri që e drejtuam pa kushte tek ju me të cilën sot po abuzoni. Jemi dhe mbetemi të revoltuar. Mos dhunoni lirinë e Kosovës. Ndalojeni spektaklin e padrejtësisë na ktheni Presidentin në atdhe”, ka shkruar Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje…