Abazi i reagon Kurtit për Astrit Deharin: Me pushtet absolut, kërkojnë drejtësi nga dikush tjetër

05 nëntor 2023 | 16:51

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka reaguar pasi kryeministri Kurti dhe zyrtarë të lartë nga Lëvizja Vetëvendosje kërkuan drejtësi për Astrit Deharin, në shtatëvjetorin e vdekjes së tij.

Abazi përmes një postimi në “Facebook” ka theksuar se LV-ja që ka pushtet absolut për kërkon drejtësi nga dikush tjetër.

“Peshkatarët e shpirtrave njerëzorë. Me pushtet absolut, me polici hetimore, m e AKI, me Ministri të Drejtësisë, kontrollë të plotë mbi institutet dhe burgjet, laboratorët. Kërkojnë drejtësi nga dikush tjetër! Ky është manipulim e keqpërdorim i dhimbjes dhe emocioneve të njerëzve. Kjo hipokrizi nuk duhet të lejohet, kjo nuk duhet të rëndoj mbi supet e këtij vendi. Thirrni mendjes se i keni kalu të gjitha vijat e nderit e të respektit njerëzorë jeni bërë peshkatarët e shpirtrave njerëzorë!”, ka shkruar Abazi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në hapësirat e Qendrës Rinore në Deçan, e cila është…