Vuçiq tregon përralla në një takim parazgjedhor: Kosova është pjesë e Serbisë, ka qenë dhe do të jetë

05 nëntor 2023 | 18:29

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një takim parazgjedhor ka propaganduar për të fituar elektorat, se Kosova është pjesë e Republikës së Serbisë.

Duke iu referuar kësaj çështjeje, ai u ka thënë të pranishmëve, se gjithmonë është marrë me tema të vështira, me të cilat të tjerët nuk donin të merreshin, transmeton klankosova.tv.

”Të gjithë do të donin të thoshin se Kosova është zemra e Serbisë, por nëse mund të largohen nga presionet perëndimore, të mos u përgjigjen atyre, të mos e fusin ‘kokën në thes’, se do ta zgjidhë Vuçiqi… Përsëriteni gjithmonë, Kosova është pjesë e Republikës së Serbisë, është e shkruar në Kushtetutë, ka qenë dhe do të jetë”, tha Vuçiq.

Ai po ashtu ka vazhduar propagandën e tij se, ndryshe nga ata që duan të bëhen heronj, duke sakrifikuar fëmijët e të tjerëve, ai do t’i mbrojë të gjithë fëmijët, jetën e tyre dhe Kosovën.

Madje u ka thënë atyre se ka shkuar në Bruksel më shumë se 200 herë, për shkak të Kosovës.

”Mund ta imagjinoni sa energji duhet vetëm për të ruajtur diçka të vogël, për të ruajtur interesat jetike kombëtare. Diçka e vogël, sepse mendojnë se mund të sulmojnë atë pak, sepse e dinë se nuk mund të bëjnë asgjë më të madhe… Ka gjithmonë forma të ndryshme burokratike, sepse ata e dinë se ju e mbroni të shenjtën dhe se nuk do t’u jepni gjënë madhështore që do të dëshironin më shumë të kërkonin, që është pavarësia e Kosovës”, tha Vuçiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një…