Kurti dhe zyrtarët e VV-së vizitojnë familjen e Rexhep Selimit, në tre vjetorin e shkuarjes në Hagë

05 nëntor 2023 | 19:31

Sot janë bërë tre vite që ish-krerët e UÇK-së po mbahen në Hagë. Me këtë rast Shqipe Selimi Rexhepi ka thënë se bashkëshorti i saj Rexhep Selimi dhe të tjerët po mbahen padrejtësisht në Dhomat e Paraburgimit të gjykatës speciale në Hagë, shkruan Reporteri.net.

Ajo ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se ka pritur sot kryeministrin Albin Kurti, kryekuvendarin Glauk Konjufca, deputetë të VV-së dhe kryetarin e Komunës së Gostivarit Arben Taravari, deputetin Halil Snopçe dhe Bekim Qokun.

Postimi i plotë i saj:

Sot bëhen tri vite që Rexha po i mungon familjes miqve kolegëve bashkpunetorëve dhe gjithë Kosovës, ashtu siç edhe të gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen padrejtësisht në Dhomat e Paraburgimit të gjykatës speciale në Hagë.

Me këtë rast, falënderoj shokët bashkpunëtorët dhe bashkaktivistët të cilët, ashtu si shumë herë me parë na vizitojnë dhe na respektojn.

Në veçanti, në emrin tim dhe të familjes sonte falenderojmë Kryeministrin Kurti, Kryeparlamentarin Konjufca, Nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës znj. Bogujevci, Kryetaren e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje! znj. Kusari Lila, Sekretarin e LVV Rama, Deputetin Zyba dhe bashkëkombasit tanë nga Maqedonia e Veriut Kryetarin e Komunës së Gostivarit Arben Taravari, deputetin Halil Snopçe dhe Bekim Qokun.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar edhe meçet finale të turneut të boksit “Adem…