Përfundon turneu i YDF-së në Shkup

05 nëntor 2023 | 19:57

Ka përfunduar turneu i YDF-së në Shkup të Maqedonisë Veriore për U14 në të dyja konkurrencat, ku garuan Kosova, Maqedonia e Veriut, Turqia, Rumania dhe Bullgaria.

Kosova në ditën e fundit (sot paradite) është përballur me Bullgarinë në të dyja konkurrencat.

Vashat e Kosovës pësuan me shifrat 21:67 (6:17, 8:21, 3:14, 4:15), që ishte humbja e katërt në katër ndeshje të zhvilluara. Gerta Hoti sërish u dallua te Dardanet me 16 pikë e 15 kërcime.

Ndërkohë, djemtë e Kosovës u mundën me rezultat 30:87 (3:21, 11:19, 12:28, 4:19), që ishte humbja e katërt në këtë turne. Lis Mehmeti kishte shtatë pikë e tetë kërcime, ndërsa Egzon Fazlija tetë pikë e dhjetë kërcime te Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një sfidë me kthesa, Golden Eagle Ylli ka mundur…