Monika Kryemadhi: Opozita, me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale

31 gusht 2018 | 08:48

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në takimin e parë me koordinatorët e kësaj partie ka kërkuar koordinim të strukturave për të nisur siç ka thënë ajo ‘barrikadat dhe protestat në luftën ndaj qeverisë’. 

“Do të kemi një përballje të pamëshirshme ndaj kriminelëve që bëjnë pazar me të ardhmen e të rinjve tanë”, është shprehur ajo. 

Kryemadhi ka njoftuar strukturat e LSI-së në Tiranë, se opozita do të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale.

“Opozita e bashkuar do të dalë bashkë në zgjedhje e as që po punon për të gjetur kandidatin fitues, por e rëndësishme platforma jonë e përbashkët për uljen e taksave, varfërisë dhe ofrimin e një shërbimi me cilësi më të lartë. Çdo kërcënim që do vijë nga drejtorët e drejtoreshat e shkollës, për të rinjtë tanë, apo presioni për nota e për vijimin e shkollës, të jenë të bindur se s’do ketë më sjellje të toleruar”, ka thënë kryetarja e LSI-së, duke shtuar se ky nuk është shans politik për LSI-në, por shans politik për gjithë shqiptarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës do…