Haradinaj kujton Tonin dhe Micin: Ata janë shembulli më i mirë i dashurisë për atdheun

06 nëntor 2023 | 10:58

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi, dhe Nezir Ymeri në përvjetorin e rënies.

Ai është shprehur se ata janë shembulli më i mirë i dashurisë ndaj atdheut dhe i guximit.

“Çdo 6 nëntor kujtojmë e nderojmë heronjtë; Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi, dhe Nezir Ymeri. Ata janë shembulli më i mirë i dashurisë ndaj atdheut dhe i guximit. Mbeten frymëzim për brezat e ri. Gjithmonë mirënjohës për sakrificën e tyre”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Unë me këtë vajzën, sot mbushim pesë vite bashkë dhe…