Berisha: Me riformatimin e dialogut dhe marrëveshjeve, Albin Kurti po rrëshqet në tradhti!

06 nëntor 2023 | 15:49

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka thënë se me riformatimin e  dialogut dhe marrëveshjeve me Serbinë, kryeministri Albin Kurti është duke rrëshqitur në tradhti.

“Krejt tjerët para tij kanë bërë marrëveshje dypalëshe Kosovë – Serbi, kurse Albini njëanshëm me ligj, do ia rregulloj statusin ‘Zajdenicës’ e kishës dhe asnjë organ shtetëror përveç tij nuk ka marrë pjesë në të. Kur të zbardhet për publik drafti do t’i shohim këto pa asnjë ekuivokë. Ku e ka marrë guximin Albini të kryej kaq shumë punë për akomodim të interesit nacional serb, është pyetja që duhet të shtrohet dhe që duhet të na shqetësoj!? Përmes këtij dialogimi ‘made in’ Kurti & Co, çdo herë e më shumë jemi duke iu afruar Serbisë”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Postimi i plotë i Berishës:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid është duke menduar për xhevahirët që ka në…