Kurti takohet me shefin e OSBE-së, ja për çfarë biseduan

06 nëntor 2023 | 16:29

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, me të cilin ka biseduar për temat aktuale dhe bashkëpunimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe zyrës së OSBE-së në Kosovë.

“U bisedua për zhvillimet që ndodhën nga takimi i fundit së bashku, në veçanti për sulmin terrorist dhe paramilitar në Banjskë të sponsorizuar, organizuar dhe me përfshirje direkte të shtetit të Serbisë. Në takim u fol për angazhimin e qeverisë në fushën e të drejtave të komuniteteve jo shumicë në Kosovë me ç‘rast kryeministri falënderoi ambasadorin Davenport për bashkëpunimin e OSBE-së me Qeverinë e Republikës së Kosovës”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë,…