![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/08/e-rrallë-20.jpg)
Bletët “pushtojnë” të famshmin “Times Square”
31 gusht 2018
| 11:30
Mijëra bletë “pushtuan” pjesë të “Times Square” duke krijuar panik te turistët dhe kalimtarët. Bletët u vendosën më pas në kioskën e një shitësi në “43 Street and Broadway”.
Masa e insekteve ishte aq e dendur sa ulte nga pesha pjesë të çadrës së shitësit që shërbente “hot dog”. Incidenti zgjati rreth një orë para se ekipi i posaçëm i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut t’i merrte bletët dhe t’i dërgonte diku tjetër.