Osmani nis vizitën në Singapor

07 nëntor 2023 | 09:41

“Fillimi i një vizite të shkurtër por intenzive në Singapor, e përqëndruar në potencialin e partneritetit ekonomik ndërmjet vendeve tona”, ka shkruar presidentja Vjosa Osmani në “Facebook”.

Ajo ka theksuar se Singapori, dikur një ekonomi e papërfillshme, është shndërruar në pak dekada në një ndër vendet më të zhvilluara në botë, falë njerëzve punëtorë, vendimeve të mençura e strategjike, luftimit të korrupsionit, investimit në arsim dhe shndërrimit në kryeqendër për investime të huaja.

“Një shembull i shkëlqyeshëm për Kosovën!”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësia Speciale Intervenuese (NJSI), Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive…