Krasniqi, Haziri dhe Haradinaj takohen me Lajçakun në zyrën e BE-së

07 nëntor 2023 | 11:22

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i shoqëruar edhe nga shefi i deputetëve të kësaj partie, Besnik Tahiri, kanë shkuar të parët në zyrën e BE-së për tu takuar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialog Mirosllav Lajçak.

Pas tyre, ka ardhur kreu i PDK-së, Memli Krasniqi. Kurse krejt në fund në selinë e BE-së është parë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Fillimisht Lajçaku është takuar me ambasadorët e akredituar në Kosovë.  Lajçaku mbrëmë është takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Në këtë vizitë, Lajçaku pritet të bisedojë për draft-statutin e Asociacionit. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorët e akredituar në Kosovë e kanë përfunduar takimin me…