Vesa Vllasaliu: Mërgim Berisha e ka tradhtuar Kosovën e s’po më tradhton mu

07 nëntor 2023 | 11:28

Vesa Vllasaliu ka lëshuar akuza të njëpasnjëshme mbrëmë për ish të fejuarin e saj, Mërgim Berisha.

Futbollisti kosovar ishte në qendër të vëmendjes në Primen e Big Brother VIP Kosova 2.

Bukuroshja e rritur në Zvicër e akuzoi futbollistin e Hoffenheimit për tradhti, duke insistuar se njeriu me të cilin po planifikonte ta kalonte jetën, u bë bashkë me shoqen e saj të ngushtë.

Tutje, ajo ia ka përmendur 25-vjeçarin edhe faktin se ai e zgjodhi Kombëtaren e Gjermanisë përpara asaj të Kosovës ndonëse “Dardanët” po e prisnin qe disa vite dhe që shumëkush e konsideroi si tradhti të ish-futbollistit të Salzburgut, Fenerbahçes e Augsburgut.

“E ka tradhtuar Kosovën e s’po më tradhton mu”, u shpreh Vesa në BB VIP Kosova 2.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Imer Mushkolaj ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti në…