Daçiqi: Kosova nuk e ka ndërmend ta formojë asociacionin, po blen kohë

07 nëntor 2023 | 11:41

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Kosova është duke blerë kohë për veten në lidhje me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me shpresën se Serbia do t’i nënshtrohet presionit të disa vendeve perëndimore dhe të heq dorë nga Kosova, raporton “Blic”.

Daçiqi ka thënë se Serbia do të vazhdojë me aksionin e organizuar për njohjen e Kosovës. Siç ka theksuar ai, vendet që tërhoqën njohjen e kuptuan se një situatë e ngjashme mund t’u ndodhte atyre.

Ai ka thënë se elementi bazë i politikës së Kosovës është të mos respektojë asnjë marrëveshje dhe se qëllimi i tyre i vetëm është që Serbia ta njohë pavarësinë e tyre.

“Jemi të sigurt se Prishtina gënjen dhe se nuk ka ndërmend të formojë ZSO-në, se vetëm po i blen kohë vetes, duan që të gjithë serbët atje të marrin letërnjoftime dhe pasaporta, që në to të shkruhet Republika e Kosovës. Sepse kur dikush nuk ka diçka, dëshiron çfarë të theksojë më shumë”, ka thënë Daçiqio.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja mes Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Izraelit, e…