Dedaj: Shumë individë të LDK-së kanë bërë propagandë anti-UÇK

07 nëntor 2023 | 16:09

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, është duke e vazhduar dhënien e dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale të Hagës.

I pyetur nga mbrojtja e Thaçit se a kishte zyrtarë dhe politikanë që flisnin kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dedaj ka thënë se ka pasur nga parti të ndryshme, përfshirë edhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas Dedajt, individë të LDK-së kanë bërë propagandë anti-UÇK dhe kanë tentuar të denigrojnë luftën e UÇK-së.

“Individë të caktuar gjithnjë kanë bërë propagandë kundër UÇK-së duke e etiketuar me lloj-lloj etiketimesh. Kur përzihet politika në ushtri atëherë është problem”.

“Ishin të partive të ndryshme, sepse në UÇK ka pasur anëtarë të të gjitha partive, edhe anëtarë të Partisë Liberale të Kosovës. Ka pas edhe individë, më shumë në LDK se ka qenë partia më e madhe, që kanë bërë propagandë anti UÇK-së që kanë tentuar me denigru luftën heroike”, ka thënë Dedaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vjet nga inicimi i marrëveshjes me Federatën e Xhudos,…