Pjesëtarët e FKS-së përfunduan me sukses trajnimin në xhudo

07 nëntor 2023 | 16:05

Një vjet nga inicimi i marrëveshjes me Federatën e Xhudos, në kuadër të programit “Kosova, shtet i xhudos”, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses trajnimin në këtë sport, me udhëheqjen e kryetrajnerit Driton Kuka dhe xhudistëve elitarë të Kosovës.

Në trajnim pjesëtarët e FSK-së kanë përvetësuar aftësitë e vetëmbrojtjes, teknikave të xhudos dhe luftës së afërt. Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë Kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Ministri Maqedonci u shpreh se certifikimi i grupit të parë është moment historik, i jashtëzakonshëm, që mishëron frymën e unitetit, përkushtimit dhe vizionit të përbashkët për rritjen e shtetit tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen javën e…