Leonardo DiCaprio afër fejesës me Camila Morrone

31 gusht 2018 | 12:28

Leonardo DiCaprio mund t’i thotë së shpejti lamtumirë jetës së beqarit! Duket se pas lidhjes tetëmujore me të dashurën e tij 21-vjeçare Camila Morrone, aktori është gati për një hap më serioz në romancën e tyre.

“Ata janë shumë të dashuruar dhe kanë qëllime serioze për lidhjen e tyre. Ata kanë folur dhe kanë plane reale për fejesë”, ka thënë një burim i afërt me çiftin për revistën “US Weekly”. Pavarësisht se e dashura e tij është 22 vjet më e re se DiCaprio, ky burim ka thënë se ylli hollivudian 43-vjeçar kurrë “nuk ka qenë më i dashuruar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ardhjen e vitit të ri shkollor, Meek Mill pati…