“Lada e njejtë 2015-2023, veq e kanë pastru pak”, Çollaku: Mashtrim për të ardhur në pushtet

07 nëntor 2023 | 21:48

Në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun, duke diskutuar mbi draftin e asociacionit dhe vizitën e Lajçakut sot në Kosovë, gazetari Adrian Çollaku ka thënë se drafti aktual i asociacionit nuk dallon nga ai i vitit 2015.

Ai shpalosi në studio një fotografi që tha se është bërë virale në rrjete sociale ky shihen dy fotografi të dy veturave të njëjta, ku dallimi i vetëm qëndron te vjetërsia e tyre, duke aluduar në atë që të dy draftet janë në esencë të njëjta.

Kjo foto sipas Çollakut e shpjegon gjithë situatën me asociacionin.

Ai tutje tha që mashtrimi ka ndodhur për të ardhur në pushtet duke e kundërshtuar një draft të asociacionit.

Matoshi e ka quajtur humbje kohe dhe aleatësh zvarritjen nga vitit 2015 e deri me tani të asociacionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Burim Ramadani, eskpert i sigurisë, ka folur në “Pressing” të…