Gashi për Kurtin: Është mashtruesi më i madh në historinë moderne të shqiptarisë

07 nëntor 2023 | 22:22

Analisti, Dardan Gashi, në “Debat Plus” ka qenë i ashpër me kritikat e tij ndaj kryeministrit, Albin Kurti.

Gashi ka thënë se Kurti “është mashtruesi më i madh në historinë moderne të shqiptarisë”, duke theksuar se ka ndërruar kursin e dialogut.

“Ky zotëria është mashtruesi më i madh në historinë moderne të shqiptarisë… Nuk funksion hajde t’ia falim e të folim për këtë draft, për draft ka me u fol edh për 20 vjet e ardhshme se ka me lënë pasoja të mëdha. Kur e ka marrë në dorë ky zotëria procesin e negociatave ka qenë krejt tjetër temë, ka qenë njohja në qendër. Ka qenë marrëveshje juridikisht obligative për të dyja palët, ku përfunduam, përfunduam në një diçka që askush nuk e din çka është, Serbia ka fitu rrastë, po i merr krejt çka po don. Nëse ky draft që po qarkullon është i vërtetë, është tmerr me elementet që i ka”, ka thënë Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Petrit Zogaj, ka komentuar publikimin e pretenduar të draft-statustit…