‘Beogradi kërkon që brenda Kosovës të krijojë një Serbi të vogël’

08 nëntor 2023 | 08:09

Analisti Ilir Kulla është shprehur se Beogradi kërkon që brenda Kosovës të krijojë një Serbi të vogël, përmes asociacionit të pretenduar në mënyrën e tij.

Komentet Kulla i bëri përmes një interviste në EuroNews Now në EuroNews Albania, ku tha se Vuçiç pretendon që këtë hapësirë serbe që dëshiron të krijojë brenda Kosovës, ta kontrollojë përmes Listës SRPSKA.

Ai foli edhe për ish-drejtuesit e Kosovës, Hashim Thaçin dhe të tjerët, që po përballen me drejtësinë në Hagë. Sipas Kullës, ata janë peng i asaj që po ndodh.

“Problemin në fakt e ka përfaqësuesi i BE-së, Lajçak, që ka qenë ministër i Jashtëm i Sllovakisë, që nuk e njeh Kosovën apo edhe përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të BE-së që vjen nga Spanja, një vend tjetër që nuk e njeh Kosovën.

Kurti ka thënë ok për një draft, por ajo që ne dimë është që Serbia kërkon që të ketë brenda Kosovës një Serbi të vogël dhe ta menaxhojë përmes Listës SRPSKA. Albinin e ka gjetur belaja, sepse është si puna e atij që thotë “ça uji i ke dhënë gomarit”. Është i detyruar t’i qëndrojë një loje të madhe. Pas Serbisë qëndron politikisht Rusia”, u shpreh Kulla.

Pyetje: Kjo është një periudhë e rëndësishme edhe për shkak të dative që flasin për një 3-vjeçar mes Hagës dhe Thaçit e të tjerëve që po përballen me drejtësinë…

“Mirë që ma hape, ata nuk përballen me drejtësinë, por janë peng i asaj që po ndodh. Ata janë njerëz që janë përshtatur shumë për çdo dëshirë që kanë pasur ndërkombëtarët dhe për të dialoguer me Serbinë.

Vuçiç ndërkohë që fliste anglisht në negociata, nga ana tjetër fliste serbisht që të përgatiste dosjet e tyre. Mos të harrojmë si u soll Serbia dhe çfarë bëri Serbia. Për mua ata nuk duhet të kishin shkuar asnjë ditë. E kaluan vetë në 2015 Gjykatën Speciale në Kuvend, tani po përballen me pasojat. Albin Kurti e ka dhënë kontributin e vetë kur ka votuar kundër Gjykatës Speciale në 2015”, tha Kulla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën, forcat tokësore izraelite në Rripin e Gazës filluan…