Konjufca: Kosova është e gatshme për t’u bërë pjesë e OKB-së dhe BE-së

08 nëntor 2023 | 12:29

Në konferencën e mbajtur për hartimin e Agjendës transformuese të Kosovës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se nevojitet bashkëpunim nga të gjitha shtetet për të arritur barazi dhe mirëqenie, pa dallim.

Konjufca, ka thënë se Kosova është e zotuar për të kontribuar në përpjekje të përbashkëta globale. Sipas tij zbatimi i suksesshëm i Agjendës 2030-të do t’i hap rrugë Kosovës për t’u bërë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Bashkimit Evropian (BE).

“Kosova edhe pa qenë anëtare e Kombeve e Bashkuara është nënshkrues e Agjendës 2030. Ka dhënë zotimin për të kontribuar në përpjekje të përbashkëta globale, për zhvillimi të qëndrueshëm. Duke qenë se kjo agjendë është komplementare në atë agjendën evropiane, zbatimi i suksesshëm i saj jam i bindur që na ofron në dy mekanizmat të rëndësishme, ku një ditë edhe ne synojmë të jemi pjesë e tyre, edhe e Kombeve të Bashkuara edhe e Bashkimit Evropian” ,ka thënë Konjufca, raporton “KP”.

Po ashtu, Konjufca  ka thënë se plani zhvillimor i Agjendës 2030-të përfshin të gjithë sektorët që kërkojnë ndihmë institucionale shtetërore. Ai ka thënë se institucionet janë të gatshme për hartimin e kësaj agjende dhe së është një mundësi e mirë për të dëshmuar aftësitë që ka Kosova.

“Në këndvështrimin tim, Agjenda 2030-të, duke qenë se është e ndërtuar në formën e një plani zhvillimor për të gjithë sektorët që kërkojnë ndërhyje institucionale e ndihmon Kosovën shumë për të projektuar edhe më të sigurt të ardhmen e vet. Prandaj, ne kemi bërë hapa tutje në këtë drejtim. Institucionet tona janë përgjigjur ftesës së Kombeve të Bashkuara për të hartuar një agjendë transformuese dhe të matshme, e cila ndihmon zbatimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm me hapa të përshpejtuar. Për Kosovën kjo agjendë duhet të shihet si një mundësi për të dëshmuar aftësitë që i ka Kosova për tu bërë pjesë e iniciativave globale, si kjo që është shumë me rëndësi, agjenda 2030, si dhe për të marrë rol kontribuues drejtpërdrejt në çështje globale si kjo, si mundësi e vendit, shtetit tonë për integrim edhe më të madh në arenën ndërkombëtare së bashku me të gjitha shtetet e botës” ka thënë Konjufca.

Qëllimi i konferencës për Agjendën transformuese të objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm është të forcojë konsensusin në Kosovë rreth Agjendës transformuese të OZhQ-ve dhe të ofrojë një platformë për diskutim interaktiv ndërmjet institucioneve dhe palëve tjera me interes për të formësuar fushat prioritare të Agjendës transformuese të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka…