Kurti takoi kandidatët shqiptarë për deputetë në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi

08 nëntor 2023 | 13:50

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në dy ditët e fundit ka pritur në takim gjashtë nga shtatë kandidatët shqiptarë për deputetë në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi, të cilët tashmë kanë publikuar kandidaturat e tyre.

Kryeministri Kurti ka falënderuar pjesëmarrësit Shaip Kamberi, Nagip Arifi, Ragmi Mustafa, Shqiprim Jonuzi, Naser Aziri e Armend Aliu për kontributin e tyre të deritanishëm dhe u ka dëshiruar sukses në zgjedhjet e radhës.

“U diskutua gjendja e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, diskriminimi që u bëhet atyre dhe asimetria me Kosovën, ku siç dihet, në Kosovë deputetët e Listës Serbe i bojkotojnë dhjetë ulëset e rezervuara, ndërkaq në Luginë, shqiptarëve iu pasivizohen adresat dhe diskutohet nëse do të mund t’i arrijnë tre deputetë. Ishte konstatim i përbashkët, që një listë e përbashkët ndihmon shumë drejt përfaqësimit sa më të mirë të shqiptarëve”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi i Kosovës në boks do të merr pjesë në…