Hoxha pret të gjendet zgjidhje për kërkesat e njësive elitare gjatë takimit me Kurtin

08 nëntor 2023 | 14:22

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se pret që gjatë takimit me kryeministrin Albin Kurti të gjendet një zgjidhje sa i përket kërkesave të njësive elitare të Policisë së Kosovës.

Sa i përket dorëheqjeve, ai ka thënë se ka pasur edhe më herët, e jo vetëm tash.

“Pres që të gjendet një zgjidhje gjatë takimit me kryeministrin Albin Kurti për kërkesat e njësive elitare. Dorëheqje ka pasur edhe më herët nuk po ndodhim vetëm tani. Situata në veri të Kosovës është e brishtë, kur e dimë se ekzistojnë grupe kriminale në atë pjesë, por Policia e Kosovës është duke kryer detyrat e saja”, ka thënë Hoxha, kur është pyetur nga gazetarët për shtesat e policëve.

Njësia Speciale Intervenuese (NJSI) e Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME) kanë pezulluar protestën e paralajmëruar martën, passi kryeministri Albin Kurti u ka premtuar se javën e ardhshme do t’i presë në takim zyrtar për të gjetur zgjidhje për kërkesat e tyre.

Pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues, njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës më 1 nëntor, me kërkesën kryesore që rrezikshmëria në punë të caktohet në 50 për qind të pagës bazë. Ata kërkuan që mos të përdoren politikisht dhe të mos luhet me dinjitetin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrat e Jashtëm të grupit të shtatë shteteve më të…